Një lajm i bujshëm vjen nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano, i cili ka bërë të ditur se Al Hilal, klubi i cili po bën çmenduri për të siguruar Kiiian Mbape qoftë edhe vetëm për një vit, ka arritur një akord me Marko Verratin.
Mesfushori i Italisë dhe PSG-së, prej kohësh kishte marrë në konsideratë idenë e largimit nga Franca pasi është kritikuar së fundmi nga tifozët e skuadrës. Ishte përfolur shpesh për një kthim të tijin në Itali, apo për transferimin në Spanjë e Angli, por duket se edhe ai ka pranuar ofertën që i ka ardhur nga Arabia për të shkuar në kampionatin që po paguan shifra të çmendura për yjet e futbollit botëror.
Fabricio Romano bën të ditur se Verrati ka pranuar në parim transferimin te Al Hilal me një kontratë trevjeçare dhe palët po punojnë për finalizimin e marrëveshjes e cila pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.
PANORAMASPORT.AL