Sunday, 22. March 2026
Sport

Jo vetëm Mbape, edhe Nejmar i shpreh kërkesën e bujshme PSG-së

GS 07/08/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se Leo Mesi dhe Kilian Mbape nuk do të jenë yjet e vetëm që Parisi do të humbasë këtë verë, pasi edhe Nejmari duket se i ka kërkuar parizienëve që të largohet.

nejmar

Siç raporton “L’Equipe”, ylli brazilian dëshiron një aventurë të re jashtë Francës, pasi nuk arriti dot t’i përmbushte të gjitha pritshmëritë me PSG-në dhe pa mundur ta fitonte dot Ligën e Kampionëve.

Për të kanë shprehur interes një sërë klubesh nga Europa dhe Arabia Saudite. Gjithashtu u raportua se ai iu vetofrua Barcelonës, por katalanasit e refuzuan.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: