Friday, 20. March 2026
Sport

Jo vetëm mbrojtësi i Realit, Interi tani nis bisedimet dhe me veteranin e Barcelonës

GS 04/06/2023 1 Min. Lesezeit

Interi duket se kërkon të ngrejë një skuadër të fortë për sezonin e ardhshëm, me zikaltërit që duan të luftojnë për shumë trofe pas arritjes në finalen e Champions-it.hordi alba

Emri i fundit që i është shtuar listës së dëshirave të Zhang është dhe ai i Hordi Albës.

Mbrojtësi spanjoll i dha fund aventurës së tij me Barcelonën dhe tashmë është gati për një kapitull të ri.

Interi ishte në bisedime me 34-vjeçarin dhe verën e kaluar, ku madje ishte shumë pranë ta transferonte, por çdo gjë dështoi në orët e fundit.

Gjithashtu zikaltërit kanë nisur bisedimet dhe me mbrojtësin e Realit, Naço Fernandez, që gjithashtu do të largohet nga “galaktikët” në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL


Teilen: