Tuesday, 21. April 2026
Futboll

Jo vetëm Milan dhe Juventus, në garë për Lewandowski-n futet edhe gjiganti i Premier League

GS 21/04/2026 1 Min. Lesezeit

Robert Lewandowski ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Barcelona i ka bërë me dije polakut dy kushtet e tyre për të rinovuar edhe për një vit: ulje e rrogës aktuale me 50% dhe një rol dytësor në ekip.

Në anën tjetër, interesi për të është shumë i madh edhe pse është në perëndim të karrierës, pasi është 37 vjeç. Përveç interesit të Milanit dhe Juventusit, së fundmi në garë për të siguruar shërbimet e polakut është futur edhe Chelsea.

“Blutë” po kërkojnë një sulmues të sprovuar, i cili më shumë do të ketë një rol mbështetës për sulmuesit e rinj të “Bluve”. Polaku mund të jetë një përforcim ideal për rotacionin e nevojshëm në ekip.

Ndryshe nga Barcelona, apo edhe Milan me Juventus, londinezët janë të gatshëm të plotësojnë dëshirat financiare të polakut.

Teilen: