• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jo vetëm objektivin e Interit, klubi i Serisë A siguron shërbimet e blerjes më të shtrenjtë të Maldinit

05/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mungon vetëm zyrtarizmi i marrëveshjes, por është e qartë se kalimi i Sharl de Ketelares tek Atalanta do të kryhet brenda pak ditësh, për të mos thënë orësh. “Djalli” dhe bergmaskët kanë gjetur gjuhën e duhur me belgun që do të vishet bluzi për një sezon si i huazuar.

de-ketelaere-milan-image

3 milionë euro për huazimin dhe 20 të tjera për të drejtën e blerjes në favor të Atalantës, e cila ka kohë për ta ushtruar deri më 20 qershor të 2024-ës. Asnjë e drejtë riblerjeje në favor të kuqezinjve, të cilët do të përfitojnë 10 për qind të shumës në rast shitje të fantazistit në të ardhmen.

Përpara firmës, belgu do të takohet sot me menaxherët e tij për të bërë një bilanc të ofertës. Duket se Atalanta është e gatshme ta paguajë 2 milionë euro në sezon, duke mos i hequr asgjë rrogës që ai merr aktualisht te Milani.

Nëse do të shitej që këtë verë, operacioni duhet të prekte 28 milionë euro, një shifër që nuk do t’i shkaktonte humbje në bilanc klubit kuqezi. Edhe formula e re i shkon për shtat arkave milanezë pasi De Ketelare nuk e shpërbleu kurrë besimin e drejtuesve, të cilët një vit më parë e blenë për 35 milionë euro nga Klyb Bryzhi.

PA GJURMË – I ardhur te Milani me shumë bujë nga Belgjika një vit më parë, 22-vjeçari nuk e shpërbleu kurrë besimin e Piolit, që në 10 raste i besoi si titullar, teksa në 23 të tjera e futi në fushë si zëvendësues.

Në 40 prezenca sezonale (mes kupave dhe Serisë A) ai la gjurmë me vetëm një asist në sfidën kundër Monzës në kampionat. Duke rezultuar blerje e dështuar, De Ketelare ishte deri diku edhe fajtor për shkarkimin e ishdrejtorëve Paolo Maldini dhe Frederik Masara.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ja kur pritet të zyrtarizohet Somerin te Interi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.