• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jo vetëm Onana për portën e “djajve”, Manchester United piketon “gardianin” e Brighton

05/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Transferimi i portierit të talentuar holandez, Bart Verbruggen, nga Anderlecht te “pulëbardhat” e Brighton, mund të rezultojë “fatal” për portierin e anglezëve, Robert Sanchez, i cili mund ta shohë veten e tij jashtë skuadrës në fundin e kësaj merkatoje vere.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, “gardiani” spanjoll i portës tashmë ka rënë në radarët e “djajve të kuq” të Manchester United, të cilët janë në kërkim të një portieri kualitativ gjatë kësaj merkatoje vere.

Mesa duket objektivi është gjetur, me “shtatlartin” 25-vjeçar, që sezonin e shkuar arriti të mbajë portën e paprekur në 8 nga 25 ndeshjet e zhvilluara përgjatë gjithë sezonit dhe pritet t’i kushtojë “djajve” rreth 22-30 milionë euro, shumë pak se çfarë kërkojnë “zikaltërit” për Andre Onana. /i.m /abcnews.al

Next Post

Besart Ibraimi flet për fazën përgatitore, ndeshjet kontrolluese si dhe rivalin e parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.