Saturday, 7. March 2026
Futboll

Jo vetëm përforcime, por edhe rinovime. Ylli i të kuqve, 23 vjeç, firmos kontratën e re

GS 07/03/2026 1 Min. Lesezeit

Liverpool ka nisur që tani nga puna për të menduar për ekipin e sezonit të ri dhe për të ardhmen. Te kuqtë kanë rinovuar sot zyrtarisht kontratën me Ryan Gravenberch, mesfushorin difensiv 23-vjeçar. Holandezi ka firmosur deri në vitin 2032, ku deri tani numëron më shumë se 100 ndeshje me të kuqtë dhe është pjesë e rëndësishme e formacionit të Arne Slot.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se Ryan Gravenberch ka nënshkruar sot një kontratë të re afatgjatë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Liverpool.

Vetë lojtari ka reaguar duke mos e fshehur kënaqësinë e tij pas nënshkrimit të kontratës së re. “Ndihem vërtet mirë. Jamvërtet krenar që zgjata kontratën time në një klub kaq të madh”, tha mesfushori holandez, i vendosur për të vazhduar aventurën dhe për të “fituar shumë trofe të tjerë me Liverpoolin”.

Teilen: