Saturday, 7. March 2026
Futboll

Jo vetëm Vinicius, edhe Guardiola në “radarët” e klubeve të pasura saudite

GS 04/02/2026 1 Min. Lesezeit

Thashethemet për Vinicius Jr. dhe Arabinë Saudite nuk janë ndalur që kur u mësua interesi i futbollit arab për brazilianin e Real Madridit, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën me klubin e  bardhë.

Për këtë temë foli Esteve Calzada, CEO i Al-Hilal, i cili, përveçse komentoi transferimin e Benzema tek Al-Hilal, u ndal edhe te mundësia që Vinicius të përfundojë në Arabinë Saudite. “Në rastin tonë nuk ka bisedime, por CEO i ligës saudite, sa herë që pyetet, thotë që nëse është i disponueshëm, do të përpiqet ta marrë”, – deklaroi Calzada.

Ai u pyet edhe për mundësinë që Pep Guardiola, me të cilin ka punuar te Manchester City, të përfundojë tek Al-Hilal: “Nëse një ditë do të ishte i disponueshëm, me siguri do të kishte interes nga ana jonë”.

Teilen: