Sunday, 4. October 2026
Futboll

Joao Felix dëshiron të rikthehet te Barcelona, por ka një pengesë të madhe në klauzolën që ka me Al-Nassr

GS 04/10/2026 1 Min. Lesezeit

Joao Felix e ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në Europë dhe konkretisht te Barcelona në fund të këtij sezoni, kur i mbaron kontrata aktuale me Al-Nassr.

Dëshira e portugezit është të rikthehet te Barcelona, aty ku ishte i huazuar për një sezon 2023/2024, por kjo lëvizje është paksa e vështirë të konkretizohet.

Së pari ka një pengesë në klauzolën që portugezi ka nënshkruar me klubin saudit. Në marrëveshjen që Felix nënshkroi me Al-Nassr në korrik të vitit 2025, përmban një klauzolë që i mundëson klubit saudit të zgjasë kontratën e tij në mënyrë të njëanshme. Gjë që mund ta ndërlikojë shumë të ardhmen e tij.

Pengesa e dytë është fakti që Barcelona nuk e ka aspak prioritet transferimin e Joao Felix, pasi ka dy lojtarë të tjerë në rolin e tij që në fakt po bëjnë shumë mirë, si Anthony Gordon e Karim Adeyemi.

Teilen: