Trajneri i ri i Chelsea-t, Enzo Maresca, ka marrë vendime të forta para Botërorit të Klubeve, duke përjashtuar katër lojtarë të cilët ishin kthyer nga huazimet, mes tyre edhe portugezi João Félix.
Sulmuesi 25-vjeçar, i cili kishte mbyllur sezonin e fundit te Milani pas një huazimi të dështuar, nuk është përfshirë në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara për turneun.
Arrigo Sacchi reagon ndaj kaosit tek Italia: Ranieri s’duhej të kishte refuzuar…
Gjatë periudhës së tij te Chelsea, ai u aktivizua vetëm tri herë si titullar dhe përfundoi sezonin në Serinë A, ku gjithashtu nuk la gjurmë.
Përjashtimi i tij nga Botërori i Klubeve shihet si një tjetër sinjal i qartë se ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Maresca për të ardhmen.
Në vend të tij, fanella me numrin 14 i është dhënë një tjetër lojtari portugez, Dário Essugo.
Mesfushori 20-vjeçar, që kaloi nga Sporting-u te Chelsea pas një huazimi te Las Palmas, është prezantuar zyrtarisht dhe shprehu ambicien e tij për të fituar sa më shumë trofe me klubin e ri.
João Félix nuk është i vetmi i përjashtuar. Po ashtu jashtë listës kanë mbetur edhe Raheem Sterling (që përfundoi sezonin te Arsenal), Axel Disasi (huazuar tek Aston Villa) dhe portieri Djordje Petrovic (te Strasburgu).
Këta katër lojtarë i kanë kushtuar klubit plot 169.2 milionë euro, por nuk e kanë bindur stafin e ri teknik.
Ndërkohë, përjashtim ka bërë vetëm braziliani Andrey Santos, i cili gjithashtu ishte huazuar te Strasburgu, por është rikthyer në skuadër.
Kujtojmë që ndeshja e parë e Chelsea-t në Botërorin e Klubeve është planifikuar për më 16 qershor, kundër Los Angeles FC.