Monday, 4. May 2026
Sport

João Pinheiro do të jetë kryesori i Bayern-PSG

GS 04/05/2026 1 Min. Lesezeit

UEFA i ka besuar ndeshjen mes Bayern-it dhe PSG-së një arbitri nga Portugalia. Dueli ku pritet të vendoset finalistja e dytë e Champions League 2025-2026 do të gjykohet nga João Pinheiro.

Kryesori luzitan ka dy precedentë me Bayern-in, të cilin e ka gjykuar në duelet e fituara përballë PSV-së (2-1, 25/26) dhe Slovan Bratislavës (3-1, 24/25).

38-vjeçari nga Vila Nova de Famalicão ka arbitruar edhe finalen e vlefshme të UEFA Super Cup 25/26 të fituar nga PSG përballë Tottenham pas penalltive.

Këtë sezon João Pinheiro ka arbitruar plot shtatë ndeshje në këtë sezon të Champions League. Takimi më kontraversal ka qenë ai mes Juventusit dhe Galatasaray ku akordoi plot 6 kartonë të verdhë dhe një të kuq (Kelly).

Teilen: