• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, November 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Joe Cole kujton momentin e tmerrshëm me Mourinho-n te Chelsea

03/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Joe Cole ka vendosur të rrëfejë jetën e tij të përkushtuar ndaj futbollit në autobiografinë e tij ‘Lojtar Luksi’, që do të publikohet këtë muaj. Përveç sukseseve dhe trofeve, libri përmban edhe episode më të nxehta, përfshirë një situatë të paharrueshme me José Mourinho-n, aktualisht trajner i Benfica-s.

Në një nga kapitujt që ‘The Telegraph’ pati mundësinë të lexojë, Cole kujton reagimin e zemëruar të Mourinhos në shkurt 2005, pas humbjes 1-2 në ‘Camp Nou’ ndaj Barcelonës, në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League.

“Ky ishte testi juaj i parë i madh si ekip dhe ju dështuat. Shkuat në ‘Camp Nou’ dhe u fshehët. Frikacakë! Zero guxim,” ishin fjalët e ashpra të trajnerit portugez në dhomën e zhveshjes, përpara se të shkonte lojtar pas lojtari për t’u dhënë një mësim.

Cole tregon se Mourinho nuk kursente asnjë ‘yll’: “Ai e shkatërroi Petr Cech, John Terry-n, Lampard-in… U tha se Eto’o dhe Deco i kishin mundur ata. José bërtiste në një anglishte perfekte: Idiotë! Nuk keni guxim!.

“Unë mendoja: ‘Ai po flet 20 sekonda me secilin, imagjino kur të vijë radha ime,” rrëfen Cole. Kur Mourinho i afrohet atij dhe Damien Duff-it, ai i thotë se kishin luajtur mirë dhe se ishin munduar, duke e shpëtuar nga ndëshkimi i tij i ashpër. Cole përshkruan ndjesinë si “një njeri me sytë e lidhur para një skuadre pushkatimi, i shpëtuar në momentin e fundit nga një amnisti e papritur.”

Pas largimit të Mourinhos nga dhoma, mbeti një heshtje absolute: askush nuk guxonte të bërtiste apo të qeshte. Përgjigja e skuadrës erdhi në fushë, në ndeshjen e kthimit në ‘Stamford Bridge’: Chelsea triumfoi 4-2 dhe kualifikohej në çerekfinale. Cole shpjegon se Mourinho “dinte kur të shkatërronte dhe kur të ngrinte. Pas gjysmë ore, erdhi tek unë, më përqafoi dhe bërtiti për tifozët: ‘Joe Cole! Fitova falë tij!’ – ishte mënyra e tij për të më falur dhe unë e ndjeva këtë.”

Për Cole, stërvitja me Mourinho-n ishte gjithmonë intensive dhe mendërisht sfiduese: “Ai na stërviste si askush tjetër. Të gjitha ushtrimet ishin me top dhe pa ndërprerje. Duhej të mendonit ndërsa luanit. Fizikisht ishte shteruese, por mendërisht të bënte më të fortë.”

Next Post

Jonathan David mund të largohet nga Juventus

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.