Thursday, 14. May 2026
Sport

John Walker III, përforcimi i katërt i KB Prizrenit

GS 19/08/2024 1 Min. Lesezeit

Edhe një lojtar amerikan është zyrtariuar te KB Prizreni sot, ndërsa ekipi bardhezi nga qyteti i vjetër ka bërë të ditur se ka angazhuar basketbollistin 25 vjeçar nga SHBA-të, John Walker.

Walker ka luajtur në NCAA në stinorët e fundit, ku ka qenë pjesë e ekipit Texas Southern Tigers.

Ai aty ka pasur mesatare prej 30.3 minutave në ndeshje.

Në atë mesatare minutash në stinorin 2022/23 ka performuar me 12.9 pikë për ndeshe, me 1.4 asistime e 4.4 kërcime për lojë. Gjatësia prej 205 centimetrave e tij, bashkë me Urim Zenelajn kapiten të ekipit, pritet të bëjnë nënkoshin e Prizrenit vështirë të kalueshëm, ku mbetet të shihet komponimi gjatë stinorit.

Ky është përforcimi i katërt i Prizrenit pas Jordan Johnson, Lenzelle Smith dhe Trevon Spencer.

Teilen: