Thursday, 12. March 2026
Sport

Johnny Herbert, kundër ndryshimit të Formula 1: Tani mund të drejtojë edhe gjyshja ime!

GS 12/03/2026 2 Min. Lesezeit

Shtohen gjithmonë e më tepër zërat që nuk e aprovojnë këtë Formula 1 të re. Nga protagonistët e sotëm tek ata të dikurshmit, si Johnny Herbert, ish-pilot i Formula 1 në periudhën 1989-2000. Një puritan, i mësuar me motorin e mëparshëm dhe makinat me kambio manuale, ato të fortat. Profili i kundërt me të sotmin në F.1.

Gjatë një interviste për Snabbare, anglezi nuk i ka kursyer kritikat: “Si ish-pilot dhe tani i apasionuar pas këtij sporti, nuk dua të mendoj për clipping, boost, modalitet parakalimi. Dua vetëm t’i shikoj pilotët në provë, por ata nuk po provohen në mënyrën e duhur.

Pilotët sot vihen në provë si në videolojëra. Ky është shpirti i Formula 1? Butona që duhen shtypur në momentin e duhur? Ku është përshtatja dhe reagimi? Kushdo mund ta bëjë, edhe gjyshja ime mund ta përballojë ‘Eau Rouge’ me këtë makinë”.

Ka shumë gjëra artificiale sot, sipas Herbert. Filozofia e ish-pilotit është një përmbledhje mes superioritetit të teknikës automobilistike përballë talentit të pilotit: “Makinat e vërteta të Formula 1 tani nuk janë më aftësia e një Max, një Lewis, një Senna, një Prost, apo një Shumacher. Në gjendje të shtyjnë përtej limiteve, të kontrollojnë shpejtësinë e makinës në kthesa si ajo në Melburn.

Kjo ishte ajo që e vinte vërtet në provë pilotin. Pothuajse e kemi humbur të gjithën. Po humb ajo që duhej të ishte AND-ja e garave. Teknologjia i ka kaluar kufijtë”, – ka theksuar Herbert, i cili e ka të vështirë t’i kalojë fundjavat përpara televizorit për të ndjekur sportin që ka ushtruar vetë.

Teilen: