Thursday, 26. March 2026
Sport

Jonathan David po transferohet te gjiganti italian për 50 milionë euro

GS 19/08/2023 1 Min. Lesezeit

Jonathan David transferohet te gjiganti italian për 50 milionë euro.

Lajm bombastik nga Italia, Jonathan David transferohet në Serie A.

Sulmuesi kanadez, Jonathan David ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse me Lille.

David realizoi 26 gola dhe 4 asistime në 40 ndeshje sezonin e shkuar, ndërsa vlera e tij në treg është 60 milionë euro.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Roma synon transferimin e kanadezit dhe Giallorosët janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë euro për 23-vjeçarin.

Roma është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe e kanë piketuar David si përforcimin ideal.

David ka kontratë me Lille deri në vitin 2025 dhe për klubin francez kjo është mundësia e fundit për të përfituar një shifër të tillë nga shitja e tij.

Teilen: