Wednesday, 13. May 2026
Sport

Jones i bashkohet Junior 06 Moni Bau

GS 07/05/2025 1 Min. Lesezeit

Kryetrajneri Ramush Rushiti thotë se ekipi i tij Junior 06 Moni Bau ka përforcuar radhët me njërën prej pikëshënueseve më të mira në Kroaci para këtij sezoni.

Është fjala për basketbollisten e Shaniya Jones.

Synimi i ekipit nga Prizreni të jetë sa më i fortë për edicionin e ri 2025-2026 në Superligën e Kosovës.

“Jemi të ngazëllyer të njoftojmë përforcimin me Shaniya Jones për sezonin e ardhshëm.

Shaniya është një lojtare e talentuar që u paraqit për dy vite Premier Ligën kroate.

Ajo na bashkohet nga Al Gezira (Egjipt) dhe sjell përvojën dhe fuqinë e saj”, ka njoftuar klubi prizrenas.

Teilen: