Tuesday, 26. May 2026
Sport

Jonhson i Prizrenit, “MVP i Javës”

GS 21/10/2024 1 Min. Lesezeit

Fundori i Proton Cable Prizrenit, amerikani Jordan Johnson e ka fituar epitetin e basketbollistit më të mirë për javën e gjashtë të elitës së basketbollit kosovar.

FBK-ja, të hënën ka bërë të ditur se Johson është shpallur “MVP i Javës” pasi ishte më i merituari për fitoren e dytë të ekipit të tij këtë sezon.

Johnson e udhëhoqi Prizrenin në triumfin drejt Borës, pasi ndeshjen e mbylli me 21 pikë e 14 kërcime duke e pasur indeksin më të lartë.

Johnson, gjithashtu është përfshirë edhe në pesëshen më të mirë të xhiros, të cilën e përbërjnë edhe Mouhamet Barro i Trepçës, Lis Shoshi i Golden Eagle Yllit dhe Lejson Zeqiri e Meriton Ismaili të Bashkimit.

Barro në xhiron e fundit pati 14 pikë, 11 kërcime e 5 asistime, Shoshi 18 pikë e 12 kërcime, Zeqiri 18 pikë e 4 kërcime dhe Ismaili regjistroi 17 pikë.

Teilen: