Me shifrat e përfituara nga shitja e Leni Joros, Lila ka treguar edhe një herë se është një klub që shfrytëzon mjaft mirë merkaton e futbollistëve.
Mbrojtësi 18-vjeçar u transferua në Mançester për rreth 70 milionë euro, por kjo marrëveshje është e fundit e një sërë shitjesh, të cilat kanë pasuruar skuadrën franceze.
Në 2019 Lila shiti Tiago Mendez për 22 milionë euro (të shpenzuara nga Lioni).
Ndërsa në 2020 Arsenali bleu Gabriel Magalhaes për 26 milionë euro. Një tjtër klub i Premier Ligës si Brajotni bleu Karlos Baleba për 27 mln euro.
Shitje me vlerë ishte edhe ajo e Rafael Leaos për të cilin Milani pagoi 35 mln euro në 2019. Në 2022 Amadou Onana u largua nga Lila me destinacion Evertonin për 40 milionë euro.
Të njëjtën shifër pagoi edhe Çelsi për Eden Hazard në 2012 e largët. Ndërsa Njukasëlli pagoi 40 milionë euro për Sven Botman.
Shitjet rekord të Lilës kanë qenë dy. Në 2019 Arsenal pagoi 80 mln euro për Nikolas Pépé. Ndërsa në 2020 Napoli bleu Viktor Osimhen për plot 81 milionë euro.
Deri tani është kuptuar qartë se Lila në Francë është njëra nga skuadrat, e cila vlerëson mjaft mirë të rinjtë edhe pse jo gjithmonë ekipet që kanë blerë lojtarë në këtë ekip kanë mbetur të kënaqur…