Wednesday, 4. March 2026
Sport

Jose Mourinho refuzon milionat arabe, zgjedh qëndrimin në Europë

GS 15/06/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Romës, Jose Mourinho u takua këtë javë, në Londër, me Walid Moaz, presidentin e Al Ahli Saudit, atje ku mori një ofertë të ‘majme’.

Sipas shtypit italian, ai ka refuzuar një kontratë të madhe për të marrë përsipër skuadrën, duke qëndruar tek skuadra italiane e Romës, shkruan Lajmi.net.

  

Trajneri portugez ka edhe një vit kontratë me Romën, duke arritur dy finale deri më tash, fillimisht duke fituar vitin e kaluar Conference League, kurse në këtë edicion e humbi fatkeqësisht finalen e Europa League.

/Lajmi.net/

  


Teilen: