Tuesday, 3. March 2026
Sport

Jose Mourinho shuan zërat për një rikthim te Real Madrid

GS 09/12/2025 1 Min. Lesezeit

Spekulimet për një rikthim të mundshëm të Jose Mourinhos në stolin e Real Madridit janë ringjallur sërish, por këtë herë kryesisht nga tifozët, e jo nga klubi madrilen. Sipas gazetës Mundo Deportivo, brenda Real Madridit nuk është diskutuar asnjëherë opsioni për të rikthyer portugezin në “Santiago Bernabéu”.

Trajneri aktual i Benficës u përball me këto zëra në konferencë për shtyp dhe reagimi i tij ishte i prerë. Me gjeste të qarta ai sinjalizoi se nuk dëshironte t’i dëgjonte thashethemet, duke hedhur poshtë çdo ide rikthimi.


Banner

Në pyetjen direkte nëse “dera për Real Madridin është e mbyllur”, Mourinho u përgjigj:

“Nuk kam nevojë ta mbyll, sepse tashmë është e mbyllur. Është një çështje e mbyllur; ti je ai që e hape,” – u shpreh me humor portugezi.

Mourinho drejtoi Real Madridin nga viti 2010 deri më 2013, duke fituar një La Liga dhe një Kupë të Mbretit. /ATVLIVE.TV

Teilen: