Mourinho flet për startin e dobët të Romës këtë sezon.
Roma e Jose Mourinhos e ka nisur shumë keq sezonin e ri në Serie A.
Pas gjashtë ndeshjeve, Roma gjendet në vendin e 16-të me vetëm pesë pikë të grumbulluara.
E trajneri portugez ka folur në lidhje me këtë start të dobët të ekipit të tij, shkruan Gazeta Express.
“Është e vërtetë që është fillimi më i keq i sezonit për Romën dhe për mua si trajner. Por, është gjithashtu e vërtetë se Roma nuk ka pasur rastin të luajë kurrë në dy finale evropiane radhazi”, u shpreh ai.