Boksieri britanik Anthony Joshua është larguar nga spitali më pak se tre ditë pas një aksidenti me makinë në Nigeri, nga i vili humbën jetën dy persona, të dy miq të ngushtë të ish-kampionit të botës në peshën e rëndë.
Joshua do të vijojë periudhën e rikuperimit nga disa plagë pas aksidentit në shtëpinë e tij në Nigeri.
Kjo është konfirmuar nga një deklarate e qeverisë rajonale të Lagosit dhe Ogunit, vendi ku ndodhi aksidenti.
36-vjeçari po udhëtonte në pjesën e pasme të një makine kur ajo goditi një kamion të stacionuar në një rrugë kryesore pranë Lagosit. Nga ky aksident humbën jetën miqtë e tij Kevin ‘Latif’ Ayodele dhe Sina Ghami.
Ayodele ishte trajneri personal për Joshuan dhe Ghami, trajner force dhe kondicionimi. Joshua, i cili pësoi lëndime të lehta nga aksidenti, dhe nëna e tij i bënë homazhe në një shtëpi funerale të mërkurën pasdite.
“Anthony Joshua doli nga spitali në mbrëmjen e së mërkurës megjithëse me zemër të thyer dhe plot emocione për humbjen e dy miqve të tij të ngushtë. Ai u konsiderua klinikisht i aftë për t’u rikuperuar nga shtëpia“, thuhet në deklaratë.


