Sunday, 29. March 2026
Sport

Jota largohet menjëherë nga Arabia

GS 26/08/2023 1 Min. Lesezeit

Aventura në Arabi e Joao Pedro Neves Filipe, i njohur ndryshe si Jota, mund të jetë drejt fundit.

Në medie u raportua se ai nuk do të kishte të njëjtin “status” si yjet e tjerë që mbërritën muajt e fundit në Arabinë Saudite dhe për këtë arsye Al-Ittihad, i cili e mori atë nga Celtic për 30 milionë euro në korrik, mund ta largojë sërish.

Për sulmuesin portugez flitet se ekziston mundësia e huazimit në një tjetër klub arab, por orët e fundit është raportuar edhe për interesimin e një klubi europian.

Tottenham po kërkon përforcime për repartin ofensiv pas shitjes së Harry Kane te Bayern Munich dhe duket se Jota i përshtatet si profil.

Teilen: