Rikthimi i Mateo Gabias në formacion për Milanin duket se do të jetë lajmi pozitiv për ndeshjen e sotme kundër Juventusit.Mbrojtësi është stërvitur rregullisht me shokët në dy ditët e fundit çka tregon se problemi në pulpë është kaluar plotësisht. Ai që do të mungojë është Luka Joviç që vijon të ketë probleme me muskujt e fundit të barkut.
Për pasojë, alternativat e Moratës në sulm do të jenë Abraham (nëse nuk e nis si titullar) dhe Kamarda. Sidoqoftë, sot pritet një Milan i ndryshuar taktikisht. Skema duhet të jetë 4-3-3-shi që ofron më shumë mbulim në mesfushë për një mbrojtje si ajo kuqezi që në këtë fillim sezonit është mposhtur sistematikisht.
Në portë do të jetë Menja, teksa përpara tij do të luajnë Rojal dhe Teo në korsit. Dyshja e qendrës me gjasë do të jetë e formuar nga Gabia dhe Tomori. Në sulm ka pak dyshime për titullarët që janë Morata i mbështetur nga Leao dhe Pulisiç.
Në mesfushë do të luajë Fofana përpara mbrojtës me në krah Reijndersin dhe Loftus-Çikun që do të kenë detyra ofensive, por edhe për të barazuar forcat në mesfushë me rivalët që pritet të luajnë pa pykë të deklaruar.PANORAMASPORT.AL