Real Madrid është duke u përballur me Napolin në “Santiago Bernabeu”.
Vendasit janë duke fituar me rezultat 2:1/
Fillimisht dy gola janë shënuar për një minutë për rezultatin 1:1, shkruan lajmi.net.
Giovanni Simeone ia dha epërsinë Napolit në minutën e 10-të, derisa Rodrygo barazoi rezultatin menjëherë pas rifillimit të ndeshjes.
Por, ishte Jude Bellingham ai që ia dhuroi epërsinë “Mbretërve”, në minutën e 22-të.
Napoli i duhet një fitore që të rezervojë vendin e në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, derisa Reali tashmë është kualifikuar.
Real Madrid qëndron në krye të Grupit C pas katër ndeshjeve, Napoli është i dyti. /Lajmi.net/