• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juljan Shehu: Kombëtarja, një ëndërr e bërë realitet

17/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juljan Shehu është një tjetër kuqezi i grumbulluar nga trajneri Silvinjo për për dy ndeshjet e kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2026. Mesfushori tregoi emocionet e para pasi mori ftesën nga stafi kuqezi. Ai e cilësoi këtë moment si një ëndërr të bërë realitet dhe nënvizoi se do të japë maksimumin me kombëtaren.

Ftesa nga Kombëtarja – Është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë krenar që jam përzgjedhur të përfaqësoj Kombëtaren. Është një nga ndjesitë më të bukura në botë. Shpresoj që ta përfaqësoj denjësisht dhe të jap maksimumin tim për ekipin si edhe për të rritur konkurrencën sepse i bën mirë ekipit.

Emocionet e para pasi more ftesën– Momentin e parë kur mora ftesën nuk dija si të reagoja. Isha i mpirë nga emocionet. U kontaktova nga stafi, ishte moment shumë i bukur.

Si e sheh rrugëtimin me Kombëtaren? – Nuk kam ardhur për të qenë kalimtar. Shpresoj që rrugëtimi im të jetë sa më i gjatë në kombëtare. Kam ardhur me besimin për të bërë më të mirën.

Sa gati je pas dëmtimit – Viti i kaluar ishte viti më i vështirë në karrierën time, sidomos pas dëmtimit që pata. Por u rikuperova shumë mirë dhe shumë shpejt dhe jam 100% gati. Jam shumë mirë fizikisht, kam luajtur thuajse të gjitha ndeshjet me ekipin. Shokët e ekipit më kanë pritur shumë mirë si hera e parë që vij këtu. Kishte entuziazëm në ekipi. Më uruan dhe ishin aty për të më mbështetur.

Next Post

Nesbitt, ylli i javës në Superligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.