Mançester Junajtid ka shpenzuar 1.6 miliardë paund në merkato që nga tërheqja e Sër Aleks Fergusonit. Dhe, pavarësisht shpenzimeve të tyre të mëdha, ata kurrë nuk janë ndjerë kaq larg konkurrimit për titullin e Premier Ligës.Rezultatet e dobëta të Ruben Amorimit e kanë lënë skuadrën në gjysmën e poshtme të klasifikimit, me trajnerin portugez që ka sugjeruar madje se lojtarët e tij janë pjesërisht fajtorë për shkurtimet masive të vendeve të punës në “Old Trafford”.
Gjatë gjithë epokës së pas Fergusonit, “Djajtë e Kuq” janë përpjekur të zgjidhin problemet e tyre financiare, duke ulur tarifat e transferimeve dhe pagat e mëdha çdo verë. Por, strategjia e deritanishme e Junajtidit ka prodhuar vazhdimisht rezultate katastrofike. Në skuadrën aktuale janë shpenzuar 60 milionë paund për Kasemiron, 64 milionë për Rasmus Hojlundin, 55 milionë për Mejzon Mauntin dhe 85 milionë për Herri Meguajërin, për të përmendur vetëm disa.
Por pas një sezoni të parë të mirë, forma e Kasemiros ka rënë. Megjithatë, Junajtid vazhdon të paguajë pagën e tij 350,000 £ në javë deri në qershor 2026. Liverpuli dhe Arsenali, dy ekipet e para të Premier Ligës këtë sezon, kanë shpenzuar 1.12 miliardë dhe 1.26 miliardë paund respektivisht që prej verës së vitit 2013 dhe janë shumë më poshtë sesa Mançester Junajtid. Vetëm Siti, fitues i 6 nga 7 titujve të fundit të Premier Ligës, ka një faturë pagash më të lartë se rivalët e tyre të qytetit. Skuadra e Guardiolës ka shpenzuar 1.74 miliardë paund që nga largimi i Fergit nga “Teatri i Ëndrrave”, por e justifikojnë gjithçka me dominimin dhe trofetë e fituar.
Për të njëjtën periudhë, Çelsi ka shpenzuar 2.37 miliardë paund për transferimet, ndërsa Totenhemi ka shpenzuar 1.21 miliardë paund. Në sezonin e parë pas Fergusonit, drejtuesit e “Djajve” i dhanë Mojesit 65 milionë paund për t’i shpenzuar për Felainin dhe Matën. Që nga ai sezon, “Djajtë” kanë shpenzuar më pak se 119 milionë paund në një sezon vetëm dy herë, duke shpenzuar mesatarisht 140 milionë paund për lojtarë të rinj në vit.ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL