• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Junajtid i mbyll derën Juves për huazimin e Sanços, anglezët pranojnë vetëm oferta shitje

14/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Junajtid ka refuzuar të flasë me Juventusin për një marrëveshje të mundshme huazimi për Xheidon Sanco, sipas raportimeve që vijnë nga Anglia. Sulmuesi anglez, 23 vjeç, është i përjashtuar në “Old Trafford”, që nga momenti ku pati një grindje publike me trajnerin Erik ten Hag në fillim të shtatorit, ku lojtari pretendoi se po bëhej “kokë turku”.

sanco

Gjithashtu flitet edhe për një lëvizje të mudnëshme të Sanços në janar në Arabinë Saudite. Ku lajm vjen pas interesimit të Al-Etifaq që drejtohet nga trajneri Stiven Zherard.

Megjithatë, Fabrizio Romano ka raportuar se Juventusi ka kërkuar informacion për Sançon gjatë ditëve të fundit. Por drejtuesit e Serisë A janë të interesuar vetëm për një lëvizje huazimi dhe jo për një kalim të përhershëm. Por klubi anglez është i prirur të presë vetëm oferta të përhershme për transferimin e 23-vjeçarit, dhe jo marrëveshje huazimi.

Juve gjithashtu priste që Junajtid të paguante një pjesë të pagës së Sanços prej 350,000 paund në javë për të finalizuar lëvizjen, diçka që “Djajtë e Kuq” ngurrojnë ta bëjnë.

Si rezultat, bisedimet mes palëve nuk kanë filluar. Përveç Juventusit dhe Arabaisë Saudite, Sanço gjithashtu është lidhur me një rikthim të mundshëm te Borusia Dortmund.

Sir Xhim Ratklif, aksioneri i ri i klubit, thuhet se është i gatshëm  ta shesë 23-vjeçarin aspo t’i bashkohet bordit të Junajtid pas investimit të tij në klub.

Sanço erdhi në “Old Trafford” nga Dortmundi për 73 milionë paundë, tre vjet më parë. Ai ka kontribuar vetëm me 12 gola dhe gjashtë asistime në 82 paraqitje për “Djajtë e Kuq”. Sanço, gjithashtu nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Anglisë që nga tetori 2021.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Samir Ujkani flet ekskluzivisht pas pensionimit në futbollin aktiv, ja arsyeja e dorëheqjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.