• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Junajtid i palexueshëm”, Tuhel përpara supersfidës: Të gjithë e duan një sulmues si Kejni

20/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tomas Tuhel është parë i qetë në zonën e intervistës përpara debutimit në Ligën e Kampionëve, sezoni 2023-2024. Tekniku 50- vjeçar ka siguruar tifozët se talenti Xhamal Musiala do të jetë i disponueshëm në duelin e mbrëmjes, pa lënë në plan të dytë rrezikshmërinë e kundërshtarit dhe fjalët plot “mjaltë” ndaj Herri Kejnit.

tuhel

EKIPI- “Musiala nuk ka asnjë problem. Është mirë dhe mund të luajë rreth 75 minuta. Ai ka rol jo të vogël dhe përfshirja e lojtarëve më të mirë në takime delikate bën diferencën, kështu që jam i lumtur. Kimish u prezantua mirë në kryerjen e stërvitjes, por seancat e fundit përpara sfidës do të na ndihmojnë më qartë për të kuptuar vendimin final”, tha tekniku 50-vjeçar.

BOMBERI- “E quaj arritje të madhe prezencën e Herrit në gjirin tonë. Cilido ekip do ta donte një futbollist të tillë. Ai i ka të gjitha dhe na e bën më të lehtë punën në fazën ofensive. Kontributi i Herrit jep sinjale pozitive edhe në personalitet te pjesa tjetër e ekipit”.

RIVALI- “Rezultatet e tyre nuk i bëjnë favoritë, por loja që ata kanë zhvilluar nuk të bind se do të fitosh. Ndaj Brajtonit Junajtidi dukej sikur do ta përmbyste nga çasti në çast. Janë tepër dinamikë nga krahët dhe nuk do ta kemi të lehtë punën në mbulimin e tyre. Bruno Fernandesh, Markus Rashford apo Rasmus Hojlund janë disa nga futbollistët që mund të bëjnë dëme në varësi të potencialit zotërues”, vijoi ish-trajneri i Çelsit në periudhën 2020- 2022.

CHAMPIONS-I- “Kompeticioni më i vështirë që mund të luash, njëkohësisht edhe më i bukuri. Privilegj të jesh pjesë e tij si trajner apo futbollist. Presionin në Ligën e Kampionëve e vështroj si të këndshëm. Grupi nuk është i lehtë, sikurse dueli i parë. Ne duam të japim gjithçka në çdo front që marrim pjesë dhe do të tentojmë në të gjitha mënyrat për t’ia dalë”, pohoi me tone të sigurta trajneri i bavarezëve.

FINALJA E 1999-ËS- “Bajerni kundër Junajtidit në vitin 1999 do të mbetet gjithmonë ndeshje historike. Ekipet përfshihen në grupin e elitarëve të Europës. Më kujtohet qartë ajo përballje dhe shanset e bavarezëve për ta dërguar rezultatin në 2-0. Në limite ndodhi e pabesueshmja, ky është futbolli, nëse nuk shënon do ta pësosh. Ama nuk duhet të harrojmë se ajo përvojë ndikoi pozitivisht në triumfin e vitit 2001”, përfundoi Tomas Tuhel.

Përgatit: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Armando Broja është gati, pritet rikthimi në fushë të premten

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.