Xhorxho Kielini ka shumë nostalgji për Juventusin dhe sigurisht që ka dashur t’u japë zemër bardhezinjve, pas humbjes me Seviljen, në sfidën që të dhuronte biletën për në finalen e Ligës së Europës.
Në të njëjtën kohë, ai u ka dhënë edhe një këshillë të fortë drejtuesve të rinj në Torino, lidhur me një futbollist në veçanti: “Nga humbjet e mëdha si kjo mësohet dhe fakti që Juventusi është një skuadër me shumë të rinjve, mendoj se pavarësisht dhimbjes, kjo do t’i shërbejë për të ardhmen e afërt. Në të njëjtën kohë, këtë sezon Juventusi fitoi një lojtar të madh.
Ai ishte i madh, thjesht kishte humbur gjurmët, por më në fund Rabio ka gjetur rrugën e tij dhe drejtuesit duhet të bëjnë të pamundurën që të mos e humbin. Një si ai di të udhëheqë skuadrën, e ka bërë gjatë të gjithë këtij sezoni dhe unë shpresoj që ta shoh ende me bluzën bardhezi, pasi është dikush që bën diferencën”, deklaroi “King Kongu”.
PANORAMASPORT.AL