65 milionë paundët që Mançester Junajtid do të paguajë për kartonin e Mejzon Mauntit, duket se u kanë dhënë një goditje të rëndë financave të “djajve” për merkaton e kësaj vere dhe specifikisht afrimin e një sulmuesi me peshë.
Sipas “Manchester Evening News”, buxheti i Erik ten Hagut për të transferuar një sulmues për sezonin e ardhshëm është tashmë 65 milionë paund, një shifër që nuk i afrohet aspak shifrës për të transferuar një emër me peshë në repartin e avancuar në “Old Trafford”.
Herri Kejn ishte objektivi i preferuar teknikut holandez, por Totenhemi nuk konsideron asnjë ofertë nën 100 milionë paund për yllin e sulmit dhe e njëjta gjë vlen edhe për kandidatin e Napolit, Viktor Osimhen.
PANORAMASPORT.AL