Tuesday, 28. April 2026
Sport

Junajtid probleme me disiplinën. Festë në një klub nate, Ten Hag dënon Markus Rashfordin

GS 29/01/2024 1 Min. Lesezeit

Problemet e Erik ten Hagut me disiplinën në skuadër vazhdojnë edhe pas largimit të Sanços drejt Dortmundit. Një rast i ri mund të ketë dalë në sipërfaqe në “Old Trafford”.

RASHFORD

Ndaj Njuportit, tekniku holandez, la jashtë skuadre Markus Rashfordin dhe në konferencë tha se sulmuesi anglez mungonte sepse ishte prezantuar i sëmurë.

Megjithatë, kjo nuk është e vërteta për mediat britanike që në fundjavë raportonin se 26-vjeçari kishte qenë mbrëmjen e së enjtes në një klub nate në Irlandën e Veriut dhe kishte munguar në stërvitjen e mëngjesit të së premtes.

I pyetur specifikisht për këtë çështje, Ten Hag, tha: “Është një çështje e brendshme, do të merrem me të”.

;

PANORAMASP[ORT.AL

Teilen: