KF Drenica është shpallur kampione e Ligës së Parë U19, duke siguruar inkuadrimin në Superligën U19 për edicionin e ardhshëm.
Të rinjtë e Drenicës kanë pasur një edicion të jashtëzakonshëm, duke mos pësuar asnjë humbje në 14 ndeshje të zhvilluara. Bilanci i tyre përfshin 12 fitore dhe 2 barazime, me një golavarazh mbresëlënës prej 45 golave të shënuar dhe vetëm 9 të pranuar.
Medaljet dhe trofeun për kampionin u dorëzuan nga Ardian Llumnica, kryetar i Komisionit të Garave për Ligën e Juniorëve, si dhe nga kryetari i LRF të Mitrovicës, Bardhec Seferi.