Wednesday, 23. September 2026
Sport

Jürgen Klopp me rregulla strikte, katër “udhëzimet” e trajnerit për lojtarët

GS 23/09/2026 2 Min. Lesezeit

Me emërimin e Jürgen Klopp në krye të kombëtares gjermane të gjithë lojtarët e grumbulluar duhet që të ndjekin disa rregulla të qarta. Sipas medieve gjermane janë plot katër pika, të cilat komisari teknik gjerman i konsideron si të padiskutueshme.

Si fillim pika e parë ka të bëjë me nisjen e darkës. Në kohën kur Nagelsmann ishte trajner i kombëtares u lejonte lojtarëve që të uleshin në tavolinë prej orës 19:00-20:00. Ndërsa Klopp ka vendosur se lojtarët duhet të jenë ulur në tavolinë ose në orën 19:00 ose në orën 20:00.

Pika e dytë ka të bëjë me përdorimin e telefonave. Sipas Klopp asnjë lojtar nuk do të ketë mundësi që të mbajë me vete telefonat celularë gjatë orëve përpara ndeshjeve ose gjatë kohës kur do të jenë në seanca fizioterapie dhe në palestër.

Pika e tretë ka të bëjë me paraqitjen e jashtme. Asnjë lojtari nuk do t’i lejohet që të marrë në ambientet e hotelit berberin personal për të kuruar paraqitjen e jashtme. Sipas trajnerit të gjithë lojtarët duhet që të konsiderojnë grumbullimin si një udhëtim pune.

Pika e katërt ka të bëjë me transfertat familjare. Ndryshe nga Nagelsmann, Klopp ka vendosur që të mos lejojë asnjë lojtar për të marrë me vete familjarët e tij në udhëtimet e kombëtares. Sipas Klopp përjashtime do të bëhen vetëm në turnetë e gjatë. A.V.

Teilen: