• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jurgen Klopp përmend tre lojtarët që nuk i transferoi e pastaj u pendua

07/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar dy lojtarët e Premierligës që u pendua që nuk i transferoi.

Klopp dha dorëheqje nga Liverpooli verën e kaluar, pas nëntë vitesh të kaluara me klubin anglez.

Ai nënshkroi me Alisson, Mohamed Salah e Virgil van Dijk, derisa i promovoi nga akademia futbollistë si Trent Alexander-Arnold, Conor Bradley e Curtis Jones.

Në sezonin e tij të fundit, Liverpooli nënshkroi me katër mesfushorë: Dominik Szoboszlai, Wataru Endo, Alexis Mc Allister dhe Ryan Gravenberch, për të “përtrirë” një mesfushë të vjetër në moshë.

Para kësaj, Klopp ishte trajner te Dortmundi, duke i ngritur nga një klub i mesit të tabelës, në një klub që synon tituj kampioni.

Ai pati nënshkruar me Lewandowskin, Rues, Hummels e Aubameyang gjatë kohës së tij në Dortmund.

Por, nga të gjithë transferet e jashtëzakonshme të nënshkruara gjatë karrierës së tij menaxheriale, ai ka pendesë për mos-transferimin e tri yjeve të Premierligës te Dortmundi, ndonëse njërin e kishte transferuar te Liverpooli.

“Është një tifoz këtu i Dortmundit. I kërkoj falje që nuk nënshkrova me Sadio Mane sa isha te Dortmundi”, tha Klopp.

“Edhe Sonin e Tottenhamit mund ta transferoja sa ishte te Hamburgu. Kur po luanim ndaj tij në Premierligë, i thoja vetes: ‘budalla, nuk nënshkrove me të te Dortmundi’”, shtoi Klopp.

“Kevin De Bruyne po ashtu ishte shumë afër të nënshkruante me Dortmundit, por ai na shkatërroi në finalen e Kupës së Gjermanisë, kështu që nuk ndodhi marrëveshja”, përfundoi trajneri gjerman.

Next Post

Maqedonia me shqiptarë pëson humbje nga holandezët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.