Juventusi vazhdon të bëjë presion për Karim Adejemin. Sipas “Sportmediaset”, drejtori Xhuntoli do të kishte gjetur marrëveshje me babainmenaxher të lojtarit në takimin e fundit (të dielën) dhe tani pjesa më e vështirë mbetet pagesa e kartonit sepse Borussia Dortmund ka qëndruar shumë ftohtë në ofertën e parë prej 35 milionë plus 10 bonus nga Juventusi dhe kërkon të paktën 50.
Nga ana tjetër, “Zonja e vjetër” ka marrë pëlqimin e djaloshit të cilit i ka ofruar 4 milionë euro në sezon plus një milion në formë bonusi. Tani na mbetet vetëm të presim për të kuptuar se si do të evoluojë situata, por ndjesia është pozitive dhe Juvja mund të përmirësojë ofertën për verdhezinjtë, që mund të kënaqen me një përqindje mbi shitjen e ardhshme të lojtarit.
OFERTA E PARË – Diç dihet Teun Kopmainers është objektivi kryesor i Juventusit. Drejtori Xhuntoli po bën gjithçka për transferimin e holandezit. 45 milionë euro është oferta për bergamaskët për të lënë të lirë 26-vjeçarin, por kampionët e Ligës së Europës nuk kanë nevojë për para dhe as që mendojnë të bëjnë ndonjë ulje. Ata kërkojnë minimalisht 60 milionë euro për të dhënë miratimin e tyre teksa bisedimet mes klubeve vazhdojnë jo pa optimizëm.
NGA PORTO – Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, Galeno është i ndjekur nga disa klube angleze, por për momentin ai u ka kërkuar përfaqësuesve të tij që t’i japin përparësi Juventusit. Dy lëvizje të rëndësishme, por ende jo mjaftueshëm për të kaluar vijën e finishit.
Për Galenon ka një propozim rreth 25 milionë, me mundësi rritjeje në 30 milionë plus bonuse, por Juvja do të duhet të bisedojë me porton. Dihet që Galeno ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, por klubi portugez ka disa probleme ekonomike dhe për këtë arsye mund të kënaqet me një shifër afër 30 milionëve.
Duke qenë së nga drejtori Xhuntoli konsiderohet si një pistë alternative, Juvja mund të tentojë një akord të dyfishtë me portugezët pasi i intereson edhe Fransisko Konseisao. Gjithashtu ky i fundit ka një klauzolë të rëndë (45 mln), por edhe në rastin e tij akordi mund të arrihet me 15 milionë më pak.
PANORAMASPORT.AL