• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventus, Allegri: Ne nuk jemi skuadra anti-Inter

27/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventus mposhti pa shumë shkëlqim me rezultatin minimal 1-0, Leccen e Ylber Ramadanit. Megjithatë, trajneri i bardhezinjve është i lumtur që skuadra e tij u rikthye te tre pikët pas humbjes së turpshme ndaj Sassuolo. Pas sfidës me Leccen, tekniku i “Zonjës së Vjetër” shprehet se skuadra e tij u shfaq e ekuilibruar në fushë duke mos i dhënë shumë mundësi kundërshtarit. Nga ana tjetër, Allegri thekson edhe njëherë tjetër se në garën për titull, ekipi i tij vjen pas Interit, Milanit dhe Napolit.

“Ishte e rëndësishme të fitonim për t’u rikthyer te suksesi pas një ndeshje që e humbën në mënyrë karamboleske. Në sfidën me Sassuolon pati shumë gabime individuale, por janë gjëra që ndodhin. Lecce nuk është një kundërshtar i lehtë, por ishim të ekuilibruar në fushë dhe nuk i lejuam shumë hapësira.

Gara e titullit? Në fillimi na konsideruan si skuadra anti-Inter, pastaj pasi humbëm me Sassuolon na quajtën të “mbaruar”. Unë e kam thënë dhe e përsëris pa frikë, nuk fshihem. Në garën për titull Inter, Milan dhe Napoli janë para Juventusit. Janë skuadra shumë të forta dhe ne kemi lojtarë me pak eksperiencë, por që mund të rriten shumë”, u shpreh Allegri./ h.ll/abcnews.al

 

Next Post

Gazetari i sportit zbulon rrogën marramendëse të Armand Dukës si zv.president i UEFA-s

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.