• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventus buzëqesh në kupë, bardhezinjtë mundin thellë 4 me 0 Cagliarin, në çerekfinale tani me Empolin

18/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventus la pas zhgënjimin e fundit në kampionat kundër Venecias dhe u kualifikua për në çerekfinalet e kupës së Italisë.

Bardhezinjtë mundën thellë 4 me 0 në shtëpi Kaljarin dhe tani në 8 më të mirat e kupës do të kenë përballë Empolin e Ardian Ismajlit.

Sfida në Torino nisi me panik për Bardhezinjtë të cilët që në fillim shpëtuan mrekullisht nga pësimi i golit falë një pritje të shkëlqyer të Di Gregorios kundrejt Lapadules.

I vonshëm reagimi i vendasve të cilët provuan të kalonin në avantazh në minutën e 36 me anë të një gjuajtje nga distanca të Fransisko Konseisaos por ndërhyrja e portierit mik Skufet ishte vendimtare.

Megjithatë për t’i dërguar Bardhezinjtë në avantazh në dhomat e zhveshjes mendoi Dushan Vlahovic, i cili në duelin me Venecian në fund kishte qenë protagonist i një përplasje me tifozët ultras.

Në minutën e 53 për t’i dhënë entuziazmin e duhur stadiumit të Juventusit mendoi holandezi Teun Kopmeiners me një supergol nga goditja e dënimit.

Vlahoviç dhe Konseisao patën dy mundësi fantastike për të shënuar vetëm pak minuta më vonë, mirëpo vetë portugezi do të gjente golin 10 minuta para fundit për ti çuar shifrat ne 3 me 0.

Për t’i vënë kapakun një mbrëmje të bukur të Juventusit mendoi Niko Gonzales, teksa argjentinasi shënoi një gol kryevepër në fundin e sfidës.

Sot dy duelet e tjera në Tring për 1/8 e kupës së Italisë janë Atalanta -Cezena dhe Roma- Sampdoria./vizionplus.tv

Next Post

Takim me historinë, Ancelotti pranë rekordit absolut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.