Pritej të ishte një garë e fortë mes Juventusit dhe Milanit për transferimin e Santiago Castro, sulmuesit argjentinas të Bologna-s, i cili do të ndërrojë ambient në verë. Por, në garë për sulmuesin 21-vjeçar do të jetë edhe Arsenal.
“RTI Esporte” zbulon se kryesuesit e Premier League kanë ndjekur prej javësh perfomancat e sulmuesit argjentinas dhe janë bindur për nivelin e tij. Këtë sezon. Santiago Castro ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 3 asiste në të gjitha garat.
Pavarësisht këtyre statistikave jo dhe aq të jashtëzakonshme, mosha e tij e re dhe aftësitë e treguar në repartin e sulmit e bëjnë atë një profil interesant jo vetëm për dy klubet e mëdha të Serie A, si Juventus dhe Bologna, por edhe për londinezët e Arsenal.
Juventus e sheh Castron si zëvendësuesin ideal të Dusan Vlahovic, i cili duket se do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit. Milan po ashtu po kërkon një sulmues cilësor për sezonin e ri dhe Castro duket se është profili që po kërkon Max Allegri. Në anën tjetër, Arsenal është gjithmonë i vëmendshëm ndaj lojtarëve të rinj dhe Santiago Castro mund të jetë ylli i tyre më i ri. Bologna e vlerëson 40 milionë euro sulmuesin argjentinas, shifër normale për një ekip si Arsenal, por jo dhe aq për dy ekipet e Serie A.