Juventus dhe Napoli kanë shprehur interesim për të afruar në radhët e veta mesfushorin Orel Mangala dhe po presin për të parë nëse Nottingham Forest do ta lejojë largimin e tij në formë huazimi.
25-vjeçari është paraqitur rregullisht në Ligën Premier këtë sezon, duke luajtur plot 1409 minuta përgjatë 18 ndeshjeve, por e ka humbur vendin e tij në formacion pas ardhjes së trajnerit të ri, Nuno Espirito Santo.
Juventus dhe Napoli e kanë identifikuar Mangalan si një mundësi interesante për afatin dimëror të transferimeve.
Mesfushori belg dëshiron që të luajë rregullisht në mënyrë që të marrë ftesën nga Belgjika për Euro 2024, që do të zhvillohet gjatë verës.
Sipas raportimeve të fundit, Mangala pritet që të takohet me Nunon gjatë ditëve në vijim për të diskutuar rreth të ardhmes së tij, por që ai është i gatshëm të largohet në kërkim të aventurave të reja.
Një tjetër klub i interesuar për shërbimet e tij ishte edhe Galatasaray, madje klubi turk kishte tentuar transferimin e tij gajtë verës, por që klubi anglez i mbylli derën e largimit.