Monday, 13. April 2026
Futboll

Juventus e donte me patjetër, futbollisti argjentinas refuzon zyrtarisht ofertën e bardhezinjve

GS 13/04/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht interesit të madh për të, Juventus ka hequr dorë nga gara për transferimin e qendërmbrojtësit argjentinas, Marcos Senesi, pasi ky i fundit ka refuzuar zyrtarisht propozimin e bardhezinjve.

Juventus iu ka paraqitur një ofertë zyrtare përfaqësuesve të lojtarit, duke ofruar një kontratë tre-vjeçare me një pagë afër tre milionë euro në sezon. Përgjigjja e argjentinasit ka qenë negative.

28-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni pasi i mbaron kontrata me Bournemouth dhe nuk ka pranuar të rinovojë. Interesi për të është shumë i madh, por sipas të gjitha gjasave Senesi do vazhdojë të qëndrojë në Premier League.

Destinacioni më i mundshëm duket Londra, ku Chelsea është një nga klubet që e ka në listë emrin e argjentinasit për verën e ardhshme.

Teilen: