Edhe pse e nisi vrullshëm duke shënuar që në sekondën e 12-të, Juventus ka fituar me rezultatin e ngushtë 0-1 ndaj Lecce-s. Në tansfertën që u luajt në “Via del Mare”, bardhezinjtë gjetën golin që në sekondën e 12-të me Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb u tregua i saktë, pas një topi të futur në zonë nga Andrea Cambiaso.
Ky është goli i tretë më i shpejtë në dy dekadat e fundit në Serie A. Vendi i parë mbahet nga Rafael Leao pas gjashtë sekondash lojë dhe vendi i dytë nga Hirving Lozano pas nëntë sekondash lojë.
Në minutën e 5-të, Juventus i afrohet golit të dytë, por goditja e Francisco Conceicao ndalet në shtyllën e djathtë. Minutat në vazhdim ishin të qeta dhe pa ndonjë rrezik konkret. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për bardhezinjtë.
Në pjesën e dytë, Juventusn gjen golin edhe dy herë të tjera, me Vlahovic dhe Pierre Kalulu, por në të dyja rastet anullohet nga VAR, për pozicion jashtë loje. Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 83-të, ndërsa Ylber Ramadani luajti si zakonisht titullar te Lecce.
Pas kësaj fitoreje, Juventus ngjitet në vendin e tretë me 68 pikë. Lecce mbetet në vendin e 17-të me 32 pikë.