Juventusi dhe Interi po e zhvillojnë derbin në kuadër të javës së 13-të në Serie A.
Dusan Vlahovic e ka kaluar Juventusin në epërsi prej 1:0 në minutën e 27-të.
Interi i ka barazuar shifrat në 1:1 me golin e realizuar nga Lautaro Martinez në minutën e 33-të.
Ndeshja ka filluar në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Allianz Stadium”.
Ky duel është për kreun e tabelës dhe Bianconerët do të synojnë të marrin tri pikët e plota për të kaluar në vendin e parë.
Por, në rast se fiton Interi – atëherë do të shkonte në gjashtë pikë diferencë nga Juventusi. /Lajmi.net/