Monday, 17. August 2026
Sport

Juventus, John Elkann: Po punojmë për të ndërtuar një cikël të ri

GS 17/08/2026 1 Min. Lesezeit

John Elkann, trashëgimtar i familjes Agnelli, CEO i Exor dhe pronar i klubit bardhezi, ka dhënë një udhëzim thelbësor për të ardhmen: pavarësisht atmosferës së rindërtimit, objektivi kryesor i Juventusit duhet të mbetet fitorja!

“Ambicia e Juves ka qenë dhe do të jetë gjithmonë fitorja. Kur nis seria e fitoreve, rriten gjasat për të arritur sukses si në Itali, ashtu edhe në Evropë; ne duhet t’i ndjekim të dyja këto objektiva.

Gjatë historisë sonë, kemi kaluar cikle të ndryshme, me periudha të rëndësishme rindërtimi mes tyre. Aktualisht jemi në një fazë rindërtimi – të cilën po e ndjekim me vendosmëri – dhe tifozët tanë presin që ta bëjmë siç duhet.

Ndeshja e sotme është një mundësi për të parë një pamje të Juventusit të së ardhmes. Këtu jemi më shumë se 22,000 veta; është e mrekullueshme të festojmë këtë ndjesi familjare në shtëpinë tonë, në Torino”, ka thënë John Elkann pas ndeshjes në familje mes Juventusit dhe Juve Next Gen, që u fitua 2-0 nga skuadra e parë e bardhezinjve.

Teilen: