• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventus kërkon Adeyemi, Borussia Dortmund ngre “murin” 50 milionësh

30/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ardhja e tekniku Thiago Motta, në krye të pankinës së Juventus po sjell një revolucion te “Bardhezinjtë”, teksa pritet që sezonin e ardhshëm të shohim një futboll, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim këto vitet e fundit nga “Zonja e Vjetër”.

Mirëpo, për të përmbushur objektivat e tij, tekniku italo-brazilian ka nevoj për një tjetër përforcim dhe ky i radhës vjen nga Bundesliga.

Bëhet fjalë për “yllin” e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, i cili pëlqehet shumë jo vetëm nga Motta, por edhe nga “dirigjenti” i merktos “bardhezi”, Cristiano Guintoli, i cili gjatë turneut parasezonal në Gjermani shfrytëzoi rastin për të nisur negociatat me lojtarit, duke filluar nga takimi me anëtarët e familjes së tij në Mynih.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes italiane “La Stampa”, Adeyemi është i gatshëm të transferohet në Serie A dhe tashmë mbetet vetëm që të arrihet akordi me “Verdhezinjtë” gjermanë, me këta të fundit që nuk pranojnë më pak se 50 milionë euro për “pistonin” e sulmit.

Deri më tani, Guintoli nuk ka ndërmend të shpenzojë këtë shifër, mirëpo me përfundimin e transferimeve të Matias Soule e Federico Chiesa, “Zonja e Vjetër”, mund të hidhet seriozisht në sulm për “yllin” gjerman.

Next Post

Paris 2024, Cilësia e ujit në Senë nuk është në parametrat e duhur, shtyhet me 24 orë gara e triatlonit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.