• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, November 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventus kërkon transferimin e Mason Greenwood

23/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është periudhë reflektimi te drejtuesit e Juventus. Bardhezinjtë, duken të sigurt për t’u rikthyer në Champions League sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit kanë nisur nga puna për të përforcuar organikën e “Zonjës së Vjetër”.

Mes shumë emrave të përmendur këto kohë, del së fundmi në skenë një alternativë e re për fazën ofensive. Bëhet fjalë për Mason Greenwood, lojtarin e Getafes, por në pronësinë e Manchester United. Pas problemeve të shumta në jetën personale dhe që e lanë për një vit e gjysmë jashtë fushave, 22-vjeçari është rikthyer protagonist në LaLiga.

Anësori ia ka dalë të shënojë këtë sezon gjashtë gola si dhe të regjistrojë pesë asistë duke fituar vëmendjen e Juventus. Greenwood do të rikthehet në verë te United, mirëpo “Djajtë e Kuq” nuk kanë ndërmend ta mbajnë në skuadër dhe me kontratën që i skadon në vitin 2025, italianët synojnë ta përfitojnë talentin britanik me një çmim të arsyeshëm.

Next Post

Laura Fazliu ndeshet për medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tbilisit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.