Juventus kërkon të harrojë sa më shpejt zhgënjimin e sezonit të fundit dhe ka nisur direkt me përgatitjet për të forcuar ekipin për sezonin e ri.
Goal zbulon se Juventus është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me Liverpool për transferimin e Alisson Becker, me të cilin ka rënë dakord që më parë për kushtet personale.
Nga ajo që mësohet deri tani, portieri brazilian do të nënshkruajë për tre vite me bardhezinjtë. Kosto e transferimit të tij mendohet të jetë 10-12 milionë euro.
Alisson Becker do të jetë përforcimi i parë i bardhezinjve, ndërkohë që do të ketë edhe disa transferime të tjera gjatë verës, pasi merkato ende nuk është hapur zyrtarisht.
Teilen: