• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventus mbetet peng

17/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shitja e Matias Soulé do të jetë një pikë kthese e rëndësishme për Juventus, që synon të sjellë në Torino mesfushorin Teun Koopmeiners. Bardhezinitë kanë kohë që janë shprehur se mesfushorit holandez i Atalanta është objektivi i tyre kryesor në merkaton e verës.

Por, për ta bërë këtë, fillimisht duhet të shezin disa lojtarë. Nëse Chiesa nuk duket se ka ndonjë ofertë konkrete për momentin, për Soulé situata është ndryshe. Roma dhe Leicester janë dy klubet më të interesuara për lojtarin dhe mund të ketë disa zhvillime në orët në vijim.

Kërkesa e Juventusit për të shitur sulmuesin argjentinas është 30-35 milionë euro, një shifër që për momentin vetëm Leicester duket i gatshëm ta paguajë. Pasi një ofertë fillestare prej 25 milionë dështoi, “dhelprat” do të ishin gati të rinisnin me një propozim prej 35 milionë eurosh, duke përfshirë bonuset që do të zhbllokonin në mënyrë efektive negociatat.

Një shifër që Juventusi do ta vlerësonte, por duhet marrë parasysh edhe vullneti i lojtarit. Orët e fundit, në fakt, Soulé ka arritur marrëveshje me Romën, duke shprehur preferencën e tij në rast transferimi.

Ekipi roman është thirrur të bëjë një ofertë që mund të jetë e barabartë me atë të Leicester, përndryshe negociatat vështirë se do të arrijnë.

Për momentin, ajo që është e sigurt te Juventus është se për të shkuar në Koopmeiners fillimisht duhet të shesësh dikë për të marrë parà dhe Soulé duket të jetë i sakrifikuari numër një.

Next Post

Verstappen kërkon të ndalë Mercedesin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.