• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventus me probleme në sulm, Guintoli bën gati listën me katër “yje”

27/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me dëmtimin e Arkadiusz Milik, Vlahovic mbetet i vetëm në majën e sulmit.

Përveç dëmtimit të Bremer, që shkaktoi një “boshllëk” të madh në mbrojtjen e Juventus, tashmë “Zonja e Vjetër, duhet të mendojë edhe për repartin ofenvis.

Sipas raportimeve më të fundit të “La Gazetta dello Sport”, drejtori sportiv i “Bardhezinjve”, Cristiano Guintoli ka përpiluar një listë të gjatë objektivash për merkaton e dimrit, ku ndër to janë edhe dy prej sulmuesve më në formë të momentit.

Jonathan David e Lois Openda janë të parët në listën e Juventus, me kanadezin e Lille, që ka shënuar 8 e ka asistuar 2 gola në 13 ndeshje këtë sezon, ndërsa “ylli” belg i RB Leipzig ka shënuar 5 gola e ka asistuar 2 të tjerë, në 9 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, megjithatë lista nuk mbaron me kaq.

Në “radarët” e “gjigantëve” të Italisë është belgu i Sevilla, Dodi Lukebakio, i cili pëlqehet goxha nga tekniku Thiago Motta, për shkak se luan në disa role, ndërsa i fundit, por jo nga rëndësia, në listën e Guintoli është edhe djali i legjendës italiane, Paolo Maldini, Daniele, i cili aktualisht aktivizohet te skuadra e Monza.

Italiani 22-vjeçar përshtatet në strategjinë e re të Juventus për të rritur lojtarët e rinj. Kontrata e tij zgjat deri në vitin 2026, megjithatë nëse do të krijohet mundësia në janar, Juventus mund ta konsiderojë një transferim të talentit “të kaltër”, me çmim të arsyeshëm, duke llogaritur këtu edhe marrëdhëniet e mira mes dy klubeve. /i.m /abcnews.al

Next Post

En Nesyri merr ofertë nga Arabia, Fenerbahce e sheh Muriqin si zëvendësues

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.