• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventus me super transferim nga Lige 1

01/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventus ka konfirmuar nënshkrimin e Timothy Weah në një transferim të përhershëm nga Lille.

Anësori amerikan iu nënshtrua testeve mjekësore me Zonjën e Vjetër në fillim të kësaj jave dhe transferimi i tij në Torino tashmë është zyrtarizuar.

“Timothy Weah është bërë zyrtarisht lojtar i Juventusit. Amerikani arrin në një marrëveshje të përhershme nga Lille”, thuhet në deklaratën e Juventusit.

“Gjashtë vite radhazi plot fitore. Gjashtë vite rritjeje të jashtëzakonshme që e kanë transformuar Timothy në një lojtar jashtëzakonisht fleksibil, i aftë për të mbuluar rolet mbrojtëse dhe sulmuese, duke u bërë kështu një anësor me rreze të plotë”.

“Tani një aventurë e re tërësisht bardh e zi , e dëshiruar fort nga të dyja palët, me qëllim pasurimin e Tempullit të Trofeve të Muzeut të Juventusit dhe palmareve të tij. Së bashku!”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Zonjës së Vjetër.

Bianconerët kanë konfirmuar gjithashtu shifrat pas marrëveshjes. Weah i është bashkuar Zonjës së Vjetër për 10.3 milionë euro të pagueshme në dy vite financiare plus një maksimum prej 2.1 milionë euro shtesa dhe 1 milionë euro komision.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028.

Weah, djali i sulmuesit legjendar të Milanit, George, do të zëvendësojë Juan Cuadradon, i cili u largua nga Bianconerët në fund të kontratës së tij më 30 qershor.

Next Post

Shtëpia e re e Ronaldos është një makth, fqinjë të tërbuar:

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.